Durrës, 29 gusht, NOA - Filmi "La Pivelina", një bashkëpunim austriako-italian ky, është fitues i çmimit të madh Gladiatori i Artë, akorduar në një ceremoni gala në përfundim të edicionit Festivali Ndërkombëtar i Filmit, i cili u zhvillua në Durrës.
Shqipëria nga ana e saj, është nderuar në këtë eveniment artistik me çmimin special të jurisë, për filmin e Artan Minarollit me titullin, sikundër ka marrë edhe çmimin e Karrierës për të njohurin Dhimitër Anagnosti.
Ndërsa filmi më i mirë Ballkanik është përzgjedhur filmi "Tre Majmunët", me regji të Nuri Beleg Celan.
Edicioni i radhës i Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, u zhvillua për të dytën herë zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit, gjatë datave 22-30 gusht.
Ai pati një ndër të ftuarit specialë të tij, filmin "Slumdog Millionaire", fitues i "Oscar" që përshëndeti këtë evenimenti të rëndësishëm të kinematografisë.
Në konkurrim ishin 18 filma, të cilët konkurruan mes tyre në dy grupime, ai i botës Ballkanike dhe i dyti, i vizioneve bashkëkohore.
Shqipëria konkurroi me filmin "Gjallë", të regjisorit Artan Minarolli, në seksionin e filmit Ballkanik në datën 27 gusht.
n.e/NOA
Â
Â