English

Fier, gjen vdekjen në aksident, Presidenti i Klubit të Futbollit

Fier, 29 Gusht NOA - Një aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale që lidh Fierin me Lushnjën, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan dhe viktimë ka mbetur Presidenti i Klubit të Futbollit të ekipit "Ferma Çlirim", Bujar Rizvani, 44 vjeç, lindur e banues në Fier.

Policia tha se aksidenti fatal erdhi si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ajo Saurrel e tonazhit të rëndë, me makinën tip "Mitsubishi" që drejtohej nga viktima Rizvani.

I ndjeri, prej kohësh ishte president dhe financues i ekipit të Kategorisë së Dytë në Superligë, ndërsa merrej me biznesin e ndërtimeve dhe konstruksioneve.

Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë i cili nuk pësoi lëndime në aksident, kurse po heton shpejtësi të lartë të veturës që u përplas me "Saurrelin" duke i marrë jetën 44-vjeçarit Rizvani.

a.d/e.n/NOA

Â

KOMENTE