Tiranë, 29 gusht NOA-Kandidati për kreun e PS Arben Malaj, ka shpalosur platformën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm ku ka shpjeguar se model i ri i liderit që ai propozon do ta çojë të majtën drejt pushtetit e qeverisjes së vendit.
Malaj tha se do të ketë përparësi të luftojë për të gjitha hallkat që sot kanë ngecur në Shqipëri dhe të kërkojë përmirësimin e tyre por socialistët sipas tij duhet të transformojnë vetveten. Malaj kërkoi që modeli i ri i lidershipit s'duhet të ndëshkojë apo të përjashtojë ata që mendojnë ndryshe, por të nxisë këto mendime.
Ndiqni më poshtë të plotë fjalën e Arben Malaj:
Â
Shoqe dhe shokë,
Motra e vëllezër,
Miq e të ftuar,
Sot kam privilegjin dhe përgjegjësinë t'ju paraqes vizionin për
modelin e ri të drejtimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste, për
t'u shnderruar sa më shpejt në forcen që do të qeverise Shqipërinë.
Nuk jam në këtë konkurrim për të mohuar kontributin e askujt, jam në
kete gare per te ofruar nje model te ri dhe per te krijuar nje shprese
te re per te gjithe socialistet.
Jam sot këtu me veshtrim dhe zemer nga e ardhmja, që ashtu si dhe ju,
e shikoj plot shpresë.
Pavarësisht rezultatit të deformuar të zgjedhjeve të 28 qershorit
2009, bindja ime e patundur eshte se shqiptarët nuk meritojnë të
qeverisen nga Sali Berisha.
Shqiptarët meritojnë një qeverisje që rrit shanset e barabarta per të
gjithe, natyra i krijon njerezit te barabartë, mirëqeverisja,
mirarsimimi i shndërron shanset e barabarta në realitete te
barabarta.
Shqiptarët meritojnë një qeverisje që u garanton rritje të shpejtë dhe
të qëndrueshme të mirëqenies; jë qeveri që u garanton të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve; një qeveri që kujdeset për shëndetin e tyre dhe respekton realisht
brezin e moshës së tretë;
një qeveri të veprimeve dhe jo një qeveri të mashtrimeve;
një qeveri që orientohet nga interesat e qytetarëve dhe jo nga
interesat sipërmarrëse të familjes apo klanit biologjiko- politiko-
ekonomik;
një qeveri që mbjell shpresë dhe jo një qeveri që mbjell frikë e pasiguri.
Jam i gatshëm për të bashkuar me ju përvojën dhe vizionin tim që së
bashku me ju ta shpëtojmë sa më shpejt Shqipërinë nga kjo qeverisje e
papërgjegjshme, klienteliste dhe e korruptuar.
Jam i gatshëm të marr të gjitha përgjegjësitë për të drejtuar bashkë
me ju socialistët dhe progresistët në fitoren e sfidave te vendit.
Të dashur miq,
Unë jam krenar që përfaqesoj një parti plot kontribute moderne ne
tranzicionin e veshtire të këtyre 18 vjeteve.
I jam mirënjohes Partise Socialiste, sepse vetëm një parti si Partia
Socialiste mund t'i hapte dyert e karrierës dhe hapësirat e
kontributit një djali nga nje familje e thjeshte si unë apo shumë të
tjerëve, që sot e mbushin me shpresë këtë forum.
Partia Socialiste formuloi e para vizionin e ndërtimit të një shteti
modern me ekonomi sociale të tregut, me drejtësi sociale.
Ndihem krenar qe e mundëm sistemin e burgosjeve politike te Berishes,
i cili persekutoi politikisht qindra socialiste dhe po mban peng, në
ankth e pasiguri nje popull të tere.
Ne duhet dhe jemi krenarë që fitoren e vitit '97Â e përdorëm per te
rikthyer sigurine dhe harmonine dhe e futëm vendin në rrugën e
zhvilimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
Si dhe ju jam krenar se gjatë qeverisjes socialiste arritëm së bashku
të përballojmë eksodin biblik të vëllezërve kosovarë të vitit '99 dhe
të përjetojmë bashkë me ta shpalljen e pavarësisë dhe shijen e lirisë
së ëndërruar prej gati një shekulli.
Ne duhet të jemi të gjithë krenarë për rolin tejet konstruktiv dhe
aktiv që Shqipëria e drejtuar nga socialistët ka luajtur në rajon e më
gjerë duke kultivuar parimet dhe kulturën e bashkëjetesës, paqes dhe
integrimit.
Partia Socialiste nxiti dhe mbeshteti aspirata kombëtare per
integrimin euroatlantik.
Ne qeveri dhe ne opozite ne i kemi sherbyer paqes, harmonise dhe
prosperitetit midis te gjitha vendeve te rajonit.
Partia Socialiste në vitin 2005 solli dhe në Shqipëri për herë të parë
praktikën dhe standardin e kalimit paqësor të pushtetit, duke ngritur
në kult respektimin e verdiktit të popullit.
Une shpreh mirenjohje te veçante per themeluesit dhe modernizuesit te
Partise Socialiste, duke filluar nga anetaret me te thjeshte te saj.
Në mënyrë të veçantë jam krenar për origjinën time si vlonjat sepse
Vlora dhe PS më kanë mësuar që në cdo punë të parën të vendos
shpirtin, perkushtimin dhe sakrificat per vendin.
Unë jam optimist për Partinë Socialiste, e cila edhe pse nuk është
maxhorancë qeverisëse, mbetet shpresa dhe alternativa kryesore e
shqiptarëve për zhvillim dhe integrim. Jam ketu qe e bashku duke
modernizuar Partine Socialiste te modernizojme dhe te ndryshojme
Shqiperine.
Une e dua vendin tim ndaj jam gati t'i sherbej akoma më shumë, me më
shume dashuri, me më shume vizion, me më shumë perkushtim.
Të nderuar delegatë socialistë ne duhet ta ruajmë lirinë politike,
njerezore dhe qytetare, të fokusojmë energjitë dhe ekipet tona te
sfidat e vendit tone.
Mësimi që na jep historia jonë e përbashkët është se ne kemi fituar
dhe kemi çuar në drejtimin e duhur Shqipërinë sa herë kemi besuar në
parimet dhe vlerat progresiste e demokratike të se majtes evropiane.
Çfarë duhet të bëjnë socialistët që të japin më të mirën e tyre në
dobi të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve?
Si mundemi që ne socialistet të rikthehemi, alternativa më e mirë
qeverisëse e të gjithë shqiptarëve?
Së pari, duhet transformojme dhe modernizojme vetveten.
Duke njohur tashmë nga afër pergjegjesine tuaja për reflektim dhe
ndryshim, kam bindjen se ne mund të transformojmë veten, ne duhet dhe
do ta ndryshojme Shqipërinë.
Në çfarë drejtimi duhet ta transformojmë veten?
Ne nuk na duhet më modeli i liderit me pushtete absolute, ne na duhet
ekipi me perkushtim dhe pergjegjesi absolute.
Ne kemi nevoje për më shumë hapësira lirie dhe përgjegjësi te
anëtarësisë dhe forumeve të partisë.
Ne duhet te garantojme një demokraci më te drejtperdrejte te
anetaresise sone, më shume se te te zgjedhurve tane.
Duhet t'i japim fund praktikes se emërimit së përfaqësuesve të Partise
Socialiste në pushtetin qëndror dhe atë vendor dhe te rithemelojme
institucionin e zgjedhjeve paraprake sa me te drejtperdrejta ne keto
nivele.
Çdo individ që dëshiron të përfaqësojë socialistët në qeverisje, duhet
të marrë aprovimin dhe mbështetjen e tyre.
Të vendosim t'u themi Jo klaneve dhe influencave negative ne
vendimmarrjen tone politike.
Asnje individ apo grup interesi, me influenca negative ekonomike apo
nepotiste nuk do te mund te imponoje me forumet tona politike.
Modeli i ri i lidershipit te Partise Socialiste nuk do ndëshkojë asnjë
për bindjet e tij dhe aq më pak të përjashtohet nga forumet apo e
drejta për t'u zgjedhur.
Maxhorancat mbrojnë veten. Pergjegjesia e liderit eshte të nxisë zerin
ndryshe dhe te respktojë dhe mbrojë pakicat.
Në partinë që do drejtoj me ju, rinia dhe gratë do te kene pavarësinë
e plote dhe lirine e pacënuar të organizimit te tyre dhe të
perzgjedhjes së drejtuesve te tyre.
Të preferuarit individualë nuk mund të bëjnë karriere te pershpejtuar
në kurriz te socialisteve me kontribute, profesionistë dhe te
perkushtuar.
Dera e Patise Socialiste do te jete e hapur per te gjithe te rinjte
e talentuar dhe me ambicie, dritaret do te mbyllen per te paaftet,
karrieristet dhe te korruptuarit qe e synojne Partine Socialiste si
mburoje të korrupsionit apo trampolinë per fitime abuzive.
Pjesëmarrja e grave dhe të rinjve nuk mund të përdoren më si indikator
për të krijuar nje imazh të rremë, aq më pak si truk elektoral.
Grate, vajzat dhe te rinjte do te shndërrohen në një forcë shtytëse
dhe reformuese e pazëvendësueshme.
Ne nuk na duhen gra apo të rinj që duan kryetarin e radhës ,por gra
dhe të rinj që duan Partinë Socialiste, që duan Shqipërinë dhe që janë
të gatshëm të kontribuojnë në prosperitetin e kombit tonë vital.
Mbi të gjitha angazhohem të jem në ballë të çdo sfide të socialistëve,
veçanërisht ato elektorale, duke marrë përgjegjësitë maksimale.
Motra e vëllezër,
Misioni i Partise Socialiste eshte te modernizojë vendin. Duke qenë në
qeverisje ne e pershpejtojme kete proces dhe sfide historike.
Qeveria e Berishës po bëhet një pengesë gjithnjë e më serioze për
njerezit e punes dhe te progresit te vendit.
Pabarazia ekonomike dhe sociale por rritet ndjeshem, duke demtuar
kohezionin social te vendit.
Kjo qeveri nuk ka asnjë përgjigje për gjysmën e popullsisë që jeton në
fshat, fshataret i kercenon t'u marrë token, kostoja e prodhimit
bujqesor po rritet ndjeshem dhe produktiviteti i tij po ulet.
Për shkak të krizës globale Shqipërisë i munguan këtë vit rreth 1
miliard dollarë nga remitancat, ulja e eksporteve dhe rënia e
investimeve të huaja direkte.
Me këto para jetonin mijëra familje në fshat dhe qytet, mund te
hiqeshin nga listat e të papunëve mijëra të reja e të rinj.
Shumë sipërmarrje janë në vështirësi për shkak të kredive në valutë
dhe rritjes së kostos së shlyerjes së tyre, ndërsa qeveria përcjell
përgjegjësitë sepse nuk ofron dot zgjidhje.
Qeveria e sheh, por nuk e ndjen krizen. Të korruptuarit dhe te
paaftet, nuk mund të zgjidhin nje krize, ata mund te shkaktojne krize,
ata mund ta bejne më te rende nje krize, siç po ndodh sot ne
Shqiperi.
Qeveria pretendon se rrit pagat e arsimtarëve, por cilësia e dijes dhe
edukimit të fëmijëve tanë keqësohet nga levizjet politike te
mesuesvedhe korrupsioni.
Shërbimi shendetesor ndaj qytetarëve dhe pacientëve është ne gjendje
kritike. Te cilesia e arsimit dhe e shendetesise duket fytyra e
vertete e shtetit.
Për ne socialistet, pasuria vjen vetem nga puna, për Berishen e miqte
e tij pasurine ta krjon qeveria, në kurriz te taksapaguesve.
Pasurimi nëpërmjet korrupsionit qeveritar eshte pasurim me krim, krim
nga konkurrenca e pandershme, krim nga kapja e shtetit, krim nga
kriminalizimi i disa strukturave te shtetit.
Kriza mbylli utopizmin e "mrekullisë kapitaliste" të tregut
krejtësisht të lirë, të derregulluar dhe të pambikëqyrur.
Ne besojmë te solidariteti social, ne besojme te humanizmi njerezor si
vlera të pazëvendësueshme të progresit dhe prosperitetit.
Ne besojme më shumë te pergjegjesia e komunitetit se sa te liria
absolute e individit.
Ne e njohim e respektojmë dhe e nxisim rolin e sektorit privat në sfidat tona.
Edhe pse në opozitë, ne duhet të përgatisim menjëherë një paketë
ligjesh për të lehtesuar konsumatoret dhe bizneset që jane prekur nga
kostua ne rritje e kredive në valute.
Ne do te programojmë një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të
rrjetit te mbrojtjes sociale për individët dhe familjet në nevojë; për
të garantuar ndihmë e stimuj për sipërmarrjet në vështirësi dhe të
punësuarit e tyre, pa ndërhyrë në mekanizmat e konkurrencës; për të
garantuar rritje të eksporteve dhe prodhimit bujqësor vendas etj.
Vetëm Partia Socialiste mund t'i zhvilloje dhe garantojë këto
politika, ndaj kam guximin dhe moralin për të kërkuar besimin e
socialistëve që t'i drejtoj në një proces që na ndryshon Ne, të Majtën
dhe Shqipërinë.
Misioni im është të ndërtojmë një Parti Socialiste të hapur për të
gjithë socialistët dhe progresistet, por që ofron shprese dhe
mireqenie per te gjithe shqiptaret.
Misioni ynë është të ndërtojmë një alternative qeverisëse që u risjell
shqiptarëve begatinë, barazinë e shanseve, mbrojtjen sociale, shtetin
e së drejtës, rendin, sigurinë dhe paqen.
Misioni ynë është të ndërtojmë një alternativë që e bashkon të majtën,
jo në interesa pushteti, por në perpjekje për të ndryshuar Shqipërinë.
Ne duhet te rikthejme në kulturen tone politike mirenjohjen, ndjesen
per gabimet njerezore ndaj anetareve socialiste, ndaj votuesve tane,
ndaj mbeshtetesve tane.
Askush nuk eshte i panevojshem, askush nuk eshte i parendesishem.
Të gjithe jane të domosdoshem, te gjithe jane te rendesishem, per t'u
ribashkuar e per t'u ringritur perballë sfidave elektorale, qe nuk
mund t'i humbasim nga arbitri, por që i fitojme bindshem nga
pregatitjet dhe ekipet tona.
Partia Socialiste duhet ta mbajë zemren dhe deren hapur per çdo parti
politike te spektrit te majte.
Nëse ju do më besoni ta drejtoj Partine Socialiste, unë ju garantoj se
do te zgjas doren e bashkëpunimit edhe me LSI, dhe me çdo parti të
majtë, që bashkohen per te risjelle socialistet ne pushtet, jo si
shumice numerike artificiale, por si bashkim programesh, vlerash dhe
pergjegjesish.
Të nderuar miq, koha nuk pret.
Pa hequr dorë për asnjë cast nga objektivi i zgjedhjeve të
parakohëshme parlamentare, Partia Socialiste do te nisë menjëherë
përgatitjet për të fituar zgjedhjet vendore që janë jo larg.
Jemi në kohë për të nisur transformimin e vetes, në mënyrë që të
bindim shumicën e shqiptarëve se PSSH është partia e tyre, e shpresës
dhe ëndrrës së tyre, parti e sfidave dhe e zgjidhjeve.
Le të shërbejnë zgjedhjet vendore të rradhës si një provë se zgjedhjet
e 28 qershorit 2009 janë deformuar dhe si një test për të dëshmuar
pergjegjesine tonë.
Le t'i përqendrojmë energjitë tona në sfidat e së ardhmes dhe jo në
reliket e së shkuarës.
Socialistet shqiptare të shekullit 21, nuk zhvillojne gara denigruese,
por gara vizionesh, programesh dhe ekipesh moderne për Shqiperine
moderne.
Partia Socialiste do jetë aktori kryesor që prodhon politikë,
alternativa, konkurrencë dhe zgjidhje në dobi të gjithë qytetarëve
shqiptarë, kjo eshte sfida jonë e perbashket.
E drejtuar nga ekipi i ri, Partia Socialiste nuk do jetë thjesht
forca e parë dhe në opozitë, por fuqia frymëzuese dhe qeverisëse e
Shqipërisë.
Partisë Socialiste do t'i rikthejme kontributin e pazëvendësueshem për
paqen, stabilitetin dhe integrimin rajonal.
Lidershipi i ri i Partise Socialiste do ta kthejë Shqipërine nga një
subjekt i monitoruar, në një partner me dinjitet, të komunitetit dhe
organizatave euroatlantike.
Të nderuar delegatë,
Shpreh bindjen se vendimi që do marrim në fund të këtij procesi
zgjedhor do përcaktojë fatin tonë në sfidat e ardhshme elektorale.
Disa nga ne pretendojnë se zgjedhjet na i vodhën. Disa pretendojnë se
zgjedhjet nuk u fituan. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se zgjedhjet u
humbën.
Unë një gjë di me siguri : ne jemi në opozitë dhe nga ky pozicion ju
ftoj të reflektojmë për t'u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në
lokomotivën e politikës dhe shoqërisë shqiptare.
Në PSSH nuk do ketë kurrë të ndëshkuar, ky eshte modeli i ri që ju ofroj.
Me nje lider dhe ekip te ri ne krye të PSSH të gjithë janë të ftuar e
të lutur të bëhen kontribues për vizionin dhe angazhimet tona madhore
kombëtare.
Ne duhet ta shpëtojmë Partine tonë Socialiste nga grindjet dhe perçarja.
Ne na duhet bashkimi i gjithe forcave te majta, mbeshtetur në vlera
dhe parimet e socialisteve evropiane.
Jeta më ka mesuar të jem optimist dhe i perkushtuar.
Deshiroj tju them, sidomos socialisteve e socialistëve te rinj, se
dashuria mund të fitoje mbi urrejtjen, optimizmi mund të fitoje mbi
dëshpërimin, solidariteti dhe bashkepunimi mbi egoizmin, sinqeriteti
mbi cinizmin, krenaria mbi hipokrizinë, diturite dhe puna mbi
varferinë, e mira mbi te keqen dhe mashtrimin.
Partia Socialiste do te jete zemra, truri dhe zëri i gjithë
socialisteve të thjeshtë.
Unë nuk deshiroj garë dhe fitore mbi gabimet apo dështimet e kolegëve,
por mbi bazen e kontributeve dhe pergjegjesive të përbashkëta per
fitoren.
Vlerat mund te na bashkojne drejt fitoreve, interesat meskine mund të
na mbajnë të ndarë dhe në grindje te perhershme.
Eshtë koha për të shpetuar Partinë tonë Socialiste.
Midis nesh nuk ka të rinj e të vjeter, as paragjykime dhe preferenca,
por bashkëluftëtarë dhe bashkësfidantë.
Une nuk kam aftesi mbinatyrore për të bërë mrekullira, unë nuk jam një
misionar i Zotit, por njeri prej jush, me vullnet, pasion dhe
përkushtim për të ofruar fitoren, që votuesit na e japin, por ne nuk
e mbajmë dot.
Unë dëshiroj të bëhem Kryetari i partisë sonë jo thjesht se ajo eshte
pa kryetar, por se dëshiroj ta udhëheq Partinë Socialiste nga
stacionet e opozitës, ku mbetëm dy herë rradhazi, në terminalin e
fitores.
Do jem i pari midis te barabarteve, një socialist si ju, i dalë nga
ju, i rritur mes jush dhe juaji.
Une, kandidoj jo për t'u bere nje lider i përjetshem, por për të
udhehequr socialistet dhe progresistet shqiptare drejt fitores ne
zgjedhjet e ardhshme dhe sfidat politike imediate.
Unë besoj te vlerat socialiste!
Unë besoj te shpirti socialist!
Unë besoj te solidariteti socialist!
Unë besoj te ju!
Unë besoj se të bashkuar do ta mundim Sali Berishen!
Më jepni nje shans, per ta kthyer atë së bashku në fitoren tonë !