English

Hapet sipari i Kongresit të PS, 25 minuta film me manipulimet e zgjedhjeve

Tiranë, 29 gusht, NOA Update - Eshtë hapur sipari i punimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste dhe aktualisht në këto momente, është duke u transmetuar materiali filmik prej 25 minurash i gjatë, i cili paraqet fakte mbi të ashtuquajturën prej socialistëve të "kasaphanës" mbi votat e 28 qershorit.

Gjatë transmetimit të tij gjatë këtyre çasteve, po tregohet sesi është dhunuar e drejta kushtetues e votës së shqiptarëve përmes disa proceseve, siç ishte ajo e mospajisjes së një pjese të madhe të tyre me karta identiteti apo përjashtimi flagrant i shumë prej tyre nga listat e zgjedhësve, që sipas socialistëve kanë figuruar të parregullta.

Sipas PS, kanë qenë mëse 250 mijë persona pa dokument identifikimi ditën e votmit, persona që sipas saj mund të ishin votues të saj dhe do ndikonin në ndryshimin e rezultatit.

Ndërkaq, materiali filmik i servirur para 1500 delegatëve të PS në Kongres, po denoncon edhe faktin e përdorjes së fëmijëve në fushatë elektorale, si dhe i nxënësve nga qeveritarët dhe pushtetarët demokratë në tërësi.

Sa i përket pasqyrimit të fushatës elektorale në media, materiali filmik i PS tregon sesi trajtimi i saj ka qenë i pabarabartë dhe kjo ka ndikuar natyrshëm në rezultatin zgjedhor.

Ai ka denoncuar edhe blerjen me paratë publike të hapësirave publicitare të demokratëve.

Por materiali ka denoncuar edhe lirimin e mjaft personave të rrezikshëm me precedentë penalë nga burgu pikërisht në prag të fushatës elektorale.

n.e/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave

Kongresi i PS, në Pallatin e Kongreseve mblidhen 1500 delegatët

Mbahet sot Kongresi i PS, kryetari i ri pritet të dalë mes garës Rama-Malaj

Arta Dade: Edi Rama s'është fajtor për humbjen e PS në zgjedhje

Kongresi i PS, Majko pro Ramës: Do diskutojmë zgjedhjet jo statutin

Edi Rama: Pse do të jem në krye të Partisë Socialiste

Arben Malaj: Do të kandidoj për kreun e PS-së, po humba nuk largohem

KOMENTE