English

I rrahu babanë, merr hak duke e qëlluar me armë gjahu, bie në pranga

Lezhë, 29 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë Anton Lulajn, banues në Kola Jakaj të Lezhës pasi ka plagosur me armë gjahu një bashkëfshatarin e tij.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i plagosuri është P.Pjetri, banues në Torovicë, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe pas mjekimit në spitalin e Lezhës është larguar për në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi Pjetri bashkë me dy djemtë e tij, kanë rrahur në oborrin e banesës së tij M.Lulajn, babain e autorit Anton Lulaj.

Nga ana e policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën është kryer krimi si dhe një fishek armë gjahu, ndërsa materialet do t'i referohen prokurorisë për veprat penale të "Vrasjes me dashje mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 76-22 të Kodit Penal në ngarkim të Anton Lulajt.

n.e/NOA

KOMENTE