English

Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave

Tiranë, 29 gusht, NOA - Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste nuk do të fillojë me një fjalim, ashtu siç ishte parashikuar apo siç ndodh tradicionalisht në raste të tilla, por me një material filmik mbi dëshmi vizuale të vjedhjes së votës së 28 qershorit.

Në këtë mënyrë, Rama dhe mbështetësit e tij kanë dashur të mbështesin publikisht idenë e tyre se rezultati zgjedhor i 28 qershorit që e ka nxjerrë humbëse partinë që ai drejton nuk është real, por i manipuluar.

E rrjedhimisht, i bie që në këtë mënyrë ai të mbrojë faktin se meriton të mos e lërë drejtimin e Partisë Socialiste, pasi ai nuk i humbi zgjedhjet, e në këtë mënyrë ka legjitimuar rikandidimin e tij në krye të saj.

Nga ana tjetër, në një prononcim për mediat, deputeti socialist Taulant Balla, pak para hapjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste ka konfirmuar se pas tij, veprime politike të drejtuara nga Rama do të ndërmerren në të gjithë Shqipërinë.

"Ky veprim do të nisë që nga zbardhja e kasaphanës elektorale që u bë në 28 qershor në tre qarqe kryesor si Tiranë, Fier dhe Elbasan", ka thënë ai, duke mbrojtur në këtë mënyrë idenë e Ramës se socialistëve u janë vjedhur votat në 28 qershor dhe se humbja nuk është reale.

n.e/NOA

KOMENTE