Tiranë, 29 gusht, NOA Update - Po nis në Pallatin e Kongreseve mbërritja dhe grumbullimi i 1500 delegatëve nga të gjitha rrethet e vendit, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në këto momente është duke u përgatitur ceremonia e hapjes së këtij evenimenti të rëndësishëm për selinë rozë, parashikuar zyrtarisht që të iniciojë në orën 11.00 të paradites së sotme.
Ai cilësohet si mjaft i rëndësishëm për anëtarësinë e Partisë Socialiste pasi
përveç çështjes së diskutimit të ndryshimeve në statutin e saj, do të zgjidhet edhe dilema se cili do të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.
Kjo për dy vitet e ardhshme, pasi parashikohet ndryshimi i ri, ai i shkurtimit të mandatit të kryetarit, tani nga 4 vjet që ishte deri në 2 vjet maksimumi.
n.e/NOA