English

Kongresi i PS vijon me kandidaturat për kreun, deklaratat e të pranishmëve

Tiranë, 29 Gusht NOA - Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste po i vazhdon punimet në Pallatin e Kongreseve me prezantimin e platformave të kandidatëve për kreun e ri.

Kjo pjesë e sesionit të dytë të kongresit po zhvillohet me dyer të hapura për mediat dhe në të janë lejuar kamerat në orën 16.45.

Kandidatë janë deri tani të konfirmuar, Edi Rama, Maqo Lakrori si dhe të paradeklaruar, Arben Malaj dhe Shkëlqim Meta.

Më poshtë gjeni deklarimet kryesore të emrave më të njohur të PS, përgjatë zhvillimeve të Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste:

Ruçi

Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste (PS), Gramoz Ruçi, mbështetës i fortë i Edi Ramës, ka mbajtur fjalën hapëse sot në Kongresin e Jashtëzakonshëm.

Ai që në fillim akuzoi qeverinë se ka kryer manipulim të zgjedhjeve duke dhënë liridalje të përkohshme për disa të burgosur të rrezikshëm që tha se ndikuan në klimë vjedhjeje të rezultatit elektoral.

Ruçi në fillim se "kongresi mblidhet për dy qëllime kryesore: diskutimin dhe miratimin e vendimit të qëndrimit politik të PS-së për atë që ndodhi në zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe administrimin e kandidaturave për kryetar të PS-së dhe caktimin e datës së votimit nga anëtarësia për zgjedhjen e kryetarit të PS-së".

Më tej, Ruçi u ndal gjatë në atë që e cilësoi proces të shkatërruar zgjedhor për shkak të manipulimit nga ana e qeverisë që pret të marrë një mandat të dytë me Berishën kryeministër por në koalicion këtë herë me forcën e dytë të së majtës, Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës.

Në fjalimin e tij, Ruçi tha se "idetë progresiste dhe njerëzit që i mbartin këto ide kanë qenë të mirëpritura në PS", duke shtuar se "kjo është e vetmja forcë politike që vazhdon të demonstrojë se nxit dhe pranon debat brenda radhëve të saj".

Në këtë pikë Ruçi paralajmëroi se "fatin e drejtimit të PS e ka në dorë vetëm anëtarësia socialiste" dhe shtoi: "Secili nga ne, anëtarët e PS duhet të analizojë faktet pse nuk mundëm të përballojmë dhe fitojmë këtë sfidë, si dhe duhet të identifikojmë të gjithë së bashku se çfarë nuk funksionoi si duhet në makinën tonë elektorale".

Kurse theksoi menjëherë më pas se "PS ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo ide, mendim dhe veprim progresist, por kjo trashëgimi e çmuar nuk mund të kthehet në një hapësirë ku e drejta e gjithsecilit për t'u zgjedhur të kthehet në mjet dhe qëllim përfundimtar pa asgjë tjetër përtej".

Në përfundim të fjalës së tij, Ruçi shprehu bindjen se "pas këtij kongresi, ne do të ndihemi më të fortë, të pa përjashtuar dhe pjesë e atij angazhimi të madh intelektual që do të vazhdojë të japë shpresë për të ardhmen. Në këto zgjedhje politike ne nuk ishim përballë PD, por ishim përballë shtetit dhe në një përballje të tillë nuk mund të ketë rezultat zgjedhor të pranuar dhe të fituar".

Blushi

Deputeti i Korçës për Partinë Socialiste, Ben Blushi, deklaroi se nuk do të dorëzohet nisur nga fakti se u rrëzua paketa e tij për ndryshimet statutore duke mos u futur fare për shqyrtim.

Ai premtoi se do t'i vazhdojë përpjekjet për të arritur ndryshimet statusore që tha se synojnë demokratizimin e Partisë Socialiste, kurse akuzoi se "kongresi u mbyll sepse publikut duhet t'i jepet vetëm një gjuhë, ajo e Edi Ramës".

"Kemi arsye dhe nevojë më shumë se kurrë për të folur. Ne kemi një rrugë të vetme për të ardhur në pushtet dhe kjo mund të realizohet vetëm me largimin e Edi Ramës i cili përfaqëson të shkuarën e partisë dhe nuk mund të jetë edhe e ardhmja e saj, - deklaroi Blushi në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Ai sqaroi se "propozimet e mija lidheshin me atë që kongresi të ishte transparent por që çuditërisht u hodh poshtë, kjo është e rëndë dhe e trishtueshme".

Sipas tij, ajo që po kërkohet është t'i jepet Shqipërisë një sinjal ndryshimi në Kongres.

"Është hera e parë, nga viti 1991 që ky Kongres bëhet i mbyllur. Ndaj dhe kërkova që kongresi të jetë i hapur për t'u faktuar qytetarëve atë për të cilën jemi mbledhur, se ku dhe si janë vjedhur zgjedhjet", - tha Blushi.

"E dyta ishte ndryshimet statusore që të hidheshin në votë përmes votimit të fshehtë por edhe kjo u rrëzua", - vijoi Blushi.

Këtu ai argumentoi se "ka interesa që ndërthuren në parti, e cila sipas tij, akoma nuk po tregon që ka një raport të mirë me lirinë personale" dhe plotësoi: "Kjo është ajo që unë kërkova votimin e ndryshimeve në statut në mënyrë të fshehtë, pasi delegatët nuk kanë arsye të ekspozohen në publik. Sepse kur të kthehen në vendbanimet e tyre ata do të përballen me heqje nga kryetarë".

Kurse vuri në dukje faktin se "momentalisht kongresi po vazhdon me dyer të mbyllura. Shqipëria ka nevojë për dëshmi të gjalla për manipulimin e zgjedhjeve dhe pamjet filmike të realizuara nga administrata e PS ishin të pamjaftueshme".

Blushi premtoi më tej se në orët në vijim do të flasë në kongres

"E vërteta është se këto zgjedhje nuk ishin të përkryera, në disa raste listat nuk ishin të sakta, në disa raste numërimi nuk është kryer siç duhet, por ne dijmë se po hyjmë në zgjedhje me një kryeministër që edhe në të shkuarën ka qenë i njohur, por arsyet që ne nuk fituam dhe nuk jemi në pushtet nuk lidhen vetëm me këtë por edhe me një sërë argumentesh të tjera që ne nuk duhet të rrimë pa i thënë", - vijoi Blushi.

Ai u shpreh kundër asaj që citoi "të një partie që nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie për faktin se nuk i fitoi zgjedhjet".

Malaj

Duke konfirmuar kandidimin e tij, Arben Malaj ka komentuar dhe zhvillimet e deritanishme në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS.

"Unë konsideroj se është shqetësuese kjo situatë që po ndodh në Kongresin e PS. Unë druaj se kjo situatë do të krijojë një kosto shtesë për partinë", - tha Malaj.

Këtu ai shprehu edhe zhgënjimin nga zhvillimet dhe deformimet që janë bërë për garën e kreut të ri të PS, duke shtuar se do të kërkojë të krijohen kushtet për të pasur një garë të ndershme mes kandidatëve që deri tani rezultojnë të jenë Edi Rama dhe Arben Malaj, si dhe Shkëlqim Meta.

"Unë do të shpalos platformën time si kandidat për kreun e PS dhe dua që ajo platformë të jetë transparente për të gjithë shqiptarët. Unë nuk dua të hesht kundër sfidave të PS", - ka theksuar Malaj.

Harasani

Ish-drejtori i KESH, Andis Harasani, kritik i Ramës, ka deklaruar se deputetët e PS në Kuvendin e ri, nuk do marrin pjesë në seancën e parë parlamentare e cila pritet të drejtohet nga deputeti më i moshuar, Sali Berisha kur edhe pritet të zgjidhet kryetari i ri që shumëdiskutohet të jetë Ilir Meta.

"Ne nuk do të marrin pjesë në seancën e parë të Parlamentit të ri. Është kundër moralit tonë, që të marrin pjesë në një sallë me Sali Berishën", - theksoi Harasani.

Ai lajmëroi se "një vendim se nëse të gjithë deputetët e PS-së nuk do të marrin pjesë në seancën e parë do të bëhet i ditur më vonë".

Horasani po ashtu, deklaroi se grupi që ai përfaqëson "do të vazhdojë përpjekjet që të respektohet demokracia brenda Partisë Sociaoiste dhe çdo anëtar i partisë të marrë vlerat me qëllim që të mos ketë rëndësi vetëm mendimi i kryetarit".

Bufi

Ish-kryeministri Ylli Bufi, kritik i Ramës, tha se aktualisht PS ka hyrë në një debat të brendshme që mund të prodhojë krizë.

"Edi Rama nuk pranon të marrë në konsideratë paketën për ndryshimet e domosdoshme në statutin e partisë", - tha Bufi.

Ai vlerësoi sakaq se e sheh garën e pasdites për kreun e ri të PS, si jo të ndershme dhe jo transparente.

Dade

Arta Dade, mbështetëse e Ramës, kërkoi që në kongres të sigurohet garë e ndershme mes kandidatëve për kreun e kësaj partie duke theksuar se Kongresi nuk mund të quhet apo konsiderohet i dështuar.

"PS do të garantojë një garë të ndershme për kryetarin e ri. Kjo është një procedurë normale", tha Dade, duke shtuar se ajo nuk bashkohet "me ata që për efekte personale duan të hedhin poshtë këtë procedurë demokratike të garës për kryetarin e PS".

Bello

Marko Bello, kritik i kryetarit Edi Rama, ka vlerësuar së tepërmi fjalimin e Ben Blushit, duke shpresuar më tej, se PS do të realizojë një proces të ndershëm.

"Fjalimi që mbajti deputeti Ben Blushi ishte i shkëlqyer. PS ka një rrugë të vështirë por ajo do të kthehet në një parti moderne e cila do ta sjellë atë në pushtet", - deklaroi Bello.

Nikolla

Kryetarja e Njësisë Bashkiake nr 2 në Tiranë, Lindita Nikolla, kandidate për deputete e PS, e anuluar si emër pak orë para bërjes publike të listës, ka mbështetur Edi Ramën edhe në kongresin e sotëm, duke shtuar se "me Kongresin e saj PS po tregon se është një strukturë demokratike".

"Unë do të mbështes kandidaturën e kryetarit aktual Edi Rama, do të votoj politikën e re për ndryshim dhe projektet që janë bërë pas një pune të palodhur" - deklaroi Lindita Nikolla.

Hoxha

Luiza Hoxha, ish-deputete Partisë Socialiste, kritikoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, kur tha se ai "nuk pati një vizion të qartë që të sillte PS në pushtet, duke anashkaluar forumet bazë mjaft të rëndësishme, dhe duke i zëvendësuar ata me vullnetarë".

Për Hoxhën, një mënyrë e tillë, pavarësisht kush ishte në pushtet, pengoi PS-në që të ishte fituese e zgjedhjeve.

Këtu Hoxha siguroi se "nëse po të kishte pasur një frymë bashkëpunuese që nga baza deri në kryesi, patjetër që PS do të kishte sot 80 deputetë dhe do të kishte rezultuar fituese më të drejtë e zgjedhjeve parlamentare".

Hoxha ka komentuar edhe rrëzimin e paketës statutore të propozuar në Kongres nga Ben Blushi. "Ajo që mund të them unë aktualisht është se nuk po ekziston më demokraci në Partinë Socialiste".

Seseri

Deputetja më e re e Parlamentit, Rudina Seseri, tha se ajo mbështeste kandidaturën e kryetarit Edi Rama, sepse sipas saj, platforma e tij është vizionare dhe me standarde evropiane.

"Platformën e Edi Ramës, e përqafuan pjesa më e madhe e shqiptarëve në zgjedhjet e 28 qershorit, për një Shqipëri ndryshe bazuar mbi modele të demokracive më të mira perëndimore", - deklaroi Seseri, e cila, e mbërritur para pak muajsh nga SHBA merr pjesë për herë të parë në një forum të tillë të PS. /a.d/e.l/e.n/NOA/

KOMENTE