Tiranë, 29 gusht NOA-Mbyllen punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.
Pas një maratone debatesh e diskutimesh, Kongresi mori disa vendime ku më i fundit ishte caktimi i datës së zgjedhjes së kryetarit të ri të PS.
26 shtatori do të jetë dita kur anëtarësia e Kongresit do të votojë për tre kandidaturat të cilat shpalosën sot platformën e tyre.
Ata janë, Maqo Lakrori, Arben Malaj dhe Edi Rama.
Gjatë seancës së paradites, anëtarët e Kongresit të Jashtëzakonshëm me shumicë votash votuan kundër ndryshimit statutor i propozuar nga Ben Blushi e mbështetësit e tij.
Ndërsa pasdite u miratua Rezoluta për mosnjohjen e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe delegjimiteti i qeverisë.
Â