English

Mbytet në Vjosë një 27 vjeçar, gjendet pas 48 orësh

Memaliaj, 29 gusht NOA-Është gjendur pas 48 orësh nga zhdukja e tij, trupi i pajetë i një 27 vjeçari nga qyteti i Memaliaj. Ai u gjet i mbytur në ujërat e lumit Vjosë.

Burimet ng policia e Tepelenës njoftojnë se shtetasi Kreshnik Saliu, 27 vjeç nga qyteti i Memaliajt u gjet rreth orës 13:15 në vendin e quajtur "Agjencia Lufti" nga Policia që kishte dy ditë që  ushtronin kontroll të vazhdueshëm në brigjet e lumit Vjosë.

  Pas identifikimit edhe me familjarët, pas ekzaminimit u arrit në përfundimin se për 27-vjeçarin që prej disa vitesh vuante nga epilepsia (sëmundja e tokës), rezultoi fatale në humbjen e jetës.

Policia lokale tha, se trupi i pajetë është gjetur 500 metra larg vendit ku u mbyt, në krahë të rrugës kombëtare Memaliaj-Ballsh.

m.i/NOA

Â

KOMENTE