Vlorë, 29 Gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar në zonën turistike të Palasës se "ne kemi premtuar se do të asfaltojmë çdo rrugë që zbret drejt detit" dhe shtoi se "ne këtë po e bëjmë."
Berisha vizitoi dje disa fshatra të Bregut të Jonit, ku inauguroi fillimin e punimeve për ndërtimin e disa rrugëve të rëndësishme që zbresin drejt detit. Ai shoqërohej në këtë vizitë nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi dhe drejtues të pushtetit vendor.
Fillimisht, Berisha u ndal në Palasë dhe inauguroi fillimin e punimeve për rrugën e plazhit Palasë, investim me vlerë 10 milionë euro.
Projekti i rrugës, që fillon në Palasë dhe shkon deri në Kakome dhe në Shën Vasil, përfshin 8 rrugë të shkurtra që lidhin fshatrat e kësaj zone me bregun, me gjatësi të përgjithshme prej 25 kilometra.
Kryeministri e konsideroi ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme, pasi ajo përmirëson ndjeshëm infrastrukturën jo vetëm për komunitetin lokal, por edhe për turistët që zgjedhin bregun e Jonit për të kaluar pushimet.
"Ky projekt, - u shpreh Kryeministri - sjell një përmirësim jashtëzakonisht të rëndësishëm të infrastrukturës për komunitetin lokal dhe për turistët e panumërt që vijnë për të kaluar pushimet në bregun e Jonit. Këto rrugë do të përfundojnë përpara fillimit të sezonit të ardhshëm turistik dhe pushuesit e panumërt që frekuentojnë Bregun do të gjejnë vitin e ardhshëm një Breg me infrastrukturë shumë më moderne dhe shumë më të përshtatshme."Â
Ndërtimi i kësaj rruge, theksoi Berisha, është një premtim i dhënë që po mbahet. "Ne kemi premtuar se do të asfaltojmë çdo rrugë që zbret drejt detit dhe ne këtë po bëjmë."Â
Kryeministri tha se e njëjta platformë që ekziston për rrugët do të zbatohet edhe për furnizimin me ujë të pijshëm.
/a.d/e.n/NOA/