English

Rama: Unë në krye të PS, për të çuar para misionin historik për ndryshim

Tiranë, 29 gusht NOA UPDATE-Kandidati për liderin e ri të PS, Edi Rama ka argumentuar në fjalën e tij të mbajtur në Kongres arysen pse duhet të jetë në krye të socialistëve.

Sipas Ramës, ai është i bindur se më 28 qershor Shqipëria kërkoi ndryshimin ndaj për të çuar para këtë mision historik ai kërkon sërish të jetë në krye të PS.

"Nuk kam folur deri tani, vetëm kam dëgjuar dhe kam parë hendekun e madh të krijuar në këto muaj.

Ajo për të cilën më vjen keq është se askush nuk u mor me atë çfarë ndodhi me zgjedhjet por me statutin, me një nen të tij, për të drejtën time për të kandiduar", tha Rama.

Më poshtë ai deklaroi se edhe pse ai nen u propozua prej tij, në një kohë që asnjë parti s'e përmban, rikandidimi i tij sot vjen si nevojë e mbrojtjes së të vërtetës së 28 qershorit, Sipas Ramës nëse do të bëhej fjalë për një humbje të thjeshtë, ai sot s'do të ishte në këtë kongres, por do të kishte dhënë dorëheqjen pa asnjë mundësi kandidimi tamam sic thuhet në statut.

"Unë e kam propozuar nenin për ndërprerjen e mandatit nëse humb zgjedhjet.

Ky nen sështë në asnjë parti demokratike. Fakti që jam këtu është sepse unë sot s'kam dy standarde.

Dorëheqja ime ka ndodhur automatikisht, unë sot jam kryetar në detyrë i PS. Por unë sot kërkoj të jem në krye të PS pasi jam i bindur se makineria shtet-pushtet vodhi votat e shqiptarëve në 28 qershor duke mos lejuar të realizohet ëndërra për ndryshim", tha Rama.

Â

Â

Â

Â

KOMENTE