Tiranë, 29 Gusht NOA - Paketa e ndryshimeve statutore në Partinë Socialiste e propozuar nga kritikët e kryetarit Edi Rama, është hedhur poshtë përmes votës duke u argumentuar se nuk ishte objekt i këtij kongresi.
Në sallën e pallatit të Kongreseve ku janë mbledhur 1 500 delegatë, kërkesa për shqyrtimin e ndryshimeve statusore u votua nga 31 persona.
Më herët, Blushi kishte deklaruar se kishte më së paku 300 delegatë që kishin firmosur pro ndryshimeve statusore.
Në kongres, u tha se nuk mund të hidhej nën shqyrtim paketa e ndryshimeve statusore pasi nuk ishte objekt i këtij kongresi të jashtëzakonshëm që ka për qëllim vetëm të zgjedhë kryetarin e ri.
Marko Bello, një ndër kritikët e Ramës, deklaroi pak pas votimit të "paketës Blushi", se mund të ketë një kongres tjetër të kësaj partie që do të mblidhet posaçërisht për diskutimin dhe hedhjen në votë të paketës me ndryshime në statusin e PS.
e.n/NOALexoni më shumë mbi argumentin:
Hapet sipari i Kongresit të PS, 25 minuta film me manipulimet e zgjedhjeve
Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave
Kongresi i PS, në Pallatin e Kongreseve mblidhen 1500 delegatët
Mbahet sot Kongresi i PS, kryetari i ri pritet të dalë mes garës Rama-Malaj
Arta Dade: Edi Rama s'është fajtor për humbjen e PS në zgjedhje
Kongresi i PS, Majko pro Ramës: Do diskutojmë zgjedhjet jo statutin
Edi Rama: Pse do të jem në krye të Partisë Socialiste
Arben Malaj: Do të kandidoj për kreun e PS-së, po humba nuk largohem