Tiranë, 29 Gusht NOA - Fitimi neto i Grupit Bankar të Pireut arrin në shifrat e 128 milionë euro për gjysmën e dytë të vitit 2009, bëri të ditur sot, Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Michalis Sallas.
Ai tha se kushtet e ekonomisë globale mbeten të vështira, por gjithsesi me sinjale të forta përmirësimi dhe stabilizimi të tregjeve ndërkombëtare për gjysmën e dytë të vitit 2009.
Sallas, theksoi se Piraeus Group i ka hartuar politikat e tij në mënyrë të tillë që të forcojë bilancin e grupit dhe të përmirësojë rezultatet e tij.
Kurse foli më tej me gjuhën e shifrave kur tha se likuiditeti i grupit ka mbërritur thuajse në nivele historike, kreditë e këqija janë rritur vetëm me 4.5% në shkallë të ngadalësuar këtë gjashtëmujor, niveli i mjaftueshmërisë së kapitalit është përmirësuar me një total prej 11.2% dhe raporti i kapitalit bazë (Tier I) në nivelin e 7.9% si dhe shpenzimet operacionale i janë përmbajtur nivelit të 1%.
Z. Sallas shtoi se fitimi neto i grupit ka shënuar një zbritje me 55% krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë për gjysmën e parë të 2009, por gjithsesi ky fitim ka shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009 me 48%, krahasuar me vitin e kaluar.
"Këto zhvillime na lejojnë një krijimin e një ambienti optimist të përmbajtur dhe na lejojnë që së bashku me një menaxhim të mirë dhe efficient të kombinuar më cilësinë e aseteve të shfrytëzojmë mundësitë prej një pozicioni më të fortë në të ardhmen", - deklaroi z.Sallas.
Më tej ai evidentoi se fitimi para takës dhe provigjionet shënojnë 368 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të 2009.
Kurse totali i aseteve shënon shifrën e 54 miliardë euro për këtë 6 mujor.
Nga ana tjetër, kreditë e këqija ( >180 dite) janë 2.3% dhe te mbuluar me provigjone 92%.
Ndërkohë, janë publikuar dhe rezultatet për 6 mujorin e parë 2009 për Tirana Bank, pjesë e Piraeus Bank.
Z. Sallas tha se Tirana Bank ka vazhduar gjithashtu përmirësimin e rezultateve të saj gjatë gjysmës së parë të vitit 2009 duke treguar sërish pozicionin e saj të fortë dhe stabilitet në tregun shqiptar.
Ai lajmëroi se fitimi para taksës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 shënon 2.7 milionë euro.
Kurse evidentoi se shpenzimet për provigjione janë 30% më të larta të krahasuara me të njëjtën periudhë një vit më parë, duke kapur shumën e 3.02 milionë euro.
e.n/NOA