Montpelier, 29 gusht, NOA - Meshkujt që vetëm rendin pas fundeve të grave dhe as që u shkon ndonjëherë mendja të krijojnë familje, ndoshta nuk e kanë në karakter këtë gjë, por ndikon tek ta niveli i tepruar i testosteronit.
Të paktën kështu pohojnë rezultatet e hulumtimit të antropologëve në Universitetin e Montpelierit në Francë, të cilët kanë studiuar disa komunitete senegaleze në Afrikë dhe i kanë botuar vrojtimet e tyre mbi hormonet e meshkujve të tyre.
"Në shoqëritë poligamike, sipas sondazhit, meshkujt me nivele të larta testosteroni në pështymë zakonisht martohen me gra më shumë dhe tregojnë më pak vëmendje për fëmijët e tyre, në krahasim me ato me sasi më të vogël të hormoneve seksuale", thuhet në studim.
Studiuesit theksojnë se nivele të larta të testosteronit janë të lidhura me rritjen e aktivitetit seksual, pabesi dhe rrjedhimisht edhe me konfliktet familjare.
Megjithëse sapo ata bëhen prindër, meshkuj natyrisht prodhojnë më pak hormonin e tillë.
"Unë mendoj se prova del nga ky studim - tha Peter Ellison, një antropolog në Universitetin e Harvardit - është se testosteroni ndikon aftësinë e një babai dhe burri në burrat e çdo shoqëri".
n.e/NOA