Tiranë, 30 Gusht NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj, reagoi sot pak orë pas deklaratës së kreut të PS, Edi Rama, se nuk ishte në dijeni të tërheqjes së Malajt nga kandidimi.
Edi Rama gënjen për tërheqjen sepse kjo i është thënë në sy, ballazi pas fjalimit në Kongres, duke sqaruar fare mirë se do tërhiqem, ka deklaruar Malaj.
Deputeti socialist ka komentuar më tej edhe fjalimin e Edi Ramës, mbajtur dje në Kongresin e Jashtëzakonshëm duke e konsideruar atë, një fjalim plot akuza për armiqtë në parti.
Në këtë pikë, vlerësimi i Malajt ishte i shkurtër por i qartë: "Unë nuk mund të bëj garë armiqsh në Partinë Socialiste".
e.l/NOA
Lexoni deklaratën e Ramës: Rama: Nuk kam dijeni për tërheqjen e Malaj, por më vjen keq