Tiranë, 30 gusht NOA - Instituti i Shëndetit Publik ka paralajmëruar një shtator epidemik me prekjen nga virusi i rrezikshëm H1N1.
Viruset sezonale apo gripi i derrave pritet të shtojnë rastet gjatë muajit shtator.
Hapja e shkollave, kontaktet e njerëzve në vende të populluara pritet të sjellin dhe shtimin e viruseve.Sipas ISHP-së virusi i rrezikshëm A/H1N1, i cili deri më tani ka infektuar 29 persona të vend mund të shumëfishohet gjatë muajit shtator e në vijim.
Sipas mjekëve pritet që të paktë 15 persona të konfirmohen në çdo jave si të prekur nga gripi i derrave ku 10 prej tyre mund të jenë mbartës duke e kaluar lehtë virusin.
Ndërkohë që deri më tani në Tiranë, ISHP ka konfirmuar 29 raste të infektuar nga gripi i derrave ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes tyre janë edhe tre fëmijë por gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.
Sakaq, dje u evidentuan edhe pesë raste të dyshuara të prekjes nga gripi i derrave.
k.k/NOA