English

Policia: Shpërthimi në metalurgjik ishte aksidental, dy punonjës në gjendje të rëndë

Tiranë, 30 gusht NOA - Dy prej katër punëtorëve të cilët u plagosën mbrëmë nga shpërthimi në një nga ish-uzinat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Sipas mjekëve, Luan Muhametaj, 52-vjeç dhe shtetasi turk Murat Fili kanë pësuar djege të shkallës së rëndë.

Sipas grupit hetimor i cili u mor më zbardhjen e rrethanave të shpërthimit, gjithçka ka ndodhur aksidentalisht në një nga furrat e shkrirjes së çelikut të kompanisë turke "Kurum International" dhe mendohet se vetë punëtorët kanë qenë të pakujdesshëm duke shkaktuar dhe shpërthimin.

Ndërkohë që nga shpërthimi u plagosën edhe dy metalurgët e tjerë Krisen Cungu, dhe 35-vjeçari Arben Muhameti të cilët aktualisht ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit në gjendje më të mirë shëndetësore.

Policia e cila rindërtoi ngjarjen bëri të ditur se shpërthimi ndodhi aksidentalisht pas një pakujdesi të metalurgëve të cilët ishin duke hequr thasët me mbeturinat e hekurit. k.k/NOA

KOMENTE