English

Rama pas Kongresit të PS-së: Kërkova bashkëpunim me përfaqësuesit e LSI-së opozitare

Tiranë, 30 gusht NOA - Një ditë pas Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kreu i kësaj partie, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se Kongresi e përcaktoi rezultatin e zgjedhjeve si të papranueshëm dhe parlamentin si institucion me një legjitimitet të cunguar rëndë.

"Duke i dhënë miratim rezolutës së asamblesë, Kongresi ka përcaktuar një qëndrim politik refuzues ndaj procesit zgjedhor dhe refuzues ndaj institucioneve që prodhon ky proces e ka lënë në dorë të institucioneve të tjera të partisë që të konsiderojë raportin me parlamentin dhe momentin kur Partisë Socialiste duhet të kthehet dhe nëse do të kthehet në parlament.

Qëndrimi i kongresit ndaj zgjedhjeve është i qartë dhe i prerë, i tillë është edhe ndaj parlamentin dhe ndaj qeverisë që do të thotë që Partia Socialiste nuk mund të ketë një marrëdhënie normaliteti me parlamentin dhe se për natyrën e kësaj marrëdhënie dhe njëkohësisht për gjithë procesin e trajtimit të kësaj marrëdhënie do të vendosin ato institucione që Kongresi ka miratuar" deklaroi sot Rama.

"Duke mos i njohur këto zgjedhje në kuptimin politik ne e konsiderojmë të domosdoshme që sovraniteti i popullit dhe i institucioneve që burojnë nga gjendja e lirë e tyre duhet të rivendoset me zgjedhje të reja e të parakohshme" shtoi më tej kreu i PS-së.

Ndërkohë që para gazetarëve ai u shpreh se në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së kishte kërkuar bashkëpunimin me përfaqësuesit e LSI-së opozitare.

k.k/NOA - Lexoni gjithçka që lidhet me kongresin e PS:

LSI: Me fjalimin e tij, Rama na bindi dhe një herë që të jemi në aleancë me PD

Arben Malaj: Edi Rama e di shumë mirë pse u tërhoqa nga kandidimi

Rama: Nuk kam dijeni për tërheqjen e Malaj, por më vjen keq

Kreu i PS, Arben Malaj tërhiqet nga gara

Arben Malaj dorëzon kandidaturën për kryetarin e ri të Partisë Socialiste

Rama: Unë në krye të PS, për të çuar para misionin historik për ndryshim

Kongresi i PS, Edi Rama: Ne e fituam garën me Sali Berishën

Kongresi i PS vijon me kandidaturat për kreun, deklaratat e të pranishmëve

Ben Blushi: Si e shoh të ardhmen e projektit tim, për demokratizimin e PS

Fjala e plotë/ Edi Rama: U mundëm, por nuk humbëm

Fjala e plotë, Ruçi: Pas 28 Qershorit, mbetëm të fundmit e Evropës

Fjala e plotë, Malaj: Jo lider absolut dhe të rinj karrieristë në PS

Fjala e plotë, Ben Blushi: Shqiptarët nga 28 qershori e tutje na shohin me hezitim

Mbyllet Kongresi i PS, kreu i ri zgjidhet në 26 shtator

Kongresi me dyer të mbyllura, zyrtarët e PS kishin premtuar të kundërtën

Zgjedhjet e 28 Qershorit, PS bën publik një pjesë të Raportit të saj

Ruçi: Liridalja e disa të burgosurve, lidhet me vjedhjen e votave më 28 qershor

Rrëzohet paketa "Blushi" në kongresin e PS, merr vetëm 31 vota

Hapet sipari i Kongresit të PS, 25 minuta film me manipulimet e zgjedhjeve

Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave

Mbahet sot Kongresi i PS, kryetari i ri pritet të dalë mes garës Rama-Malaj

Arta Dade: Mbështes kandidimin e Edi Ramës, s'e pati ai fajin për humbjen e PS

Kongresi i PS, në Pallatin e Kongreseve mblidhen 1500 delegatët

Debatet brenda PS, Rama thyen heshtjen: Pres vendimin e Kongresit

Ben Blushi kundër Ramës: S'ka alibi për humbjen në zgjedhje
KOMENTE