Afganistan, 31 gusht NOA - Rreth 15 kamionë të ngarkuar me materiale të nevojiteshin për forcat e NATO-s në Afganistan dyshohet se janë djegur nga militantët talebanë.
Flakët e zjarrit që përfshinë Kamionët u neutral;vizuan me vështirësi nga zjarrfikësit të cilët nuk mund të shpëtonin asnjë material që furnizonte forcat e NATO-s.
Sipas autoriteteve vendore sulmuesit kishin vendosur eksplozivët nën një kamion që transportonte naftë.
Shpërthimi shkatërroi mes për mes kolonën e makinave, që u përfshinë prej flakëve.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara transporton rreth 75 për qind të furnizimeve për trupa në Afganistan përmes Pakistanit.
k.k/NOAÂ