English

Afganistani pas zgjedhjeve, SHBA rishikon strategjinë për vendin

Washington, 31 gusht NOA-Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan ka përfunduar rishikimin e strategjisë dhe ua ka dorëzuar vlerësimin e tij zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Aleancës Veri-Atlantike.

Gjenerali i ushtrisë amerikane Stenli Mekristal thotë se situata në Afganistan është serioze, por se mund të arrihet sukses dhe se nevojiten ndryshime strategjike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts u tha gazetarëve sot se ende pret ta shohë raportin.

Zoti Gejts tha se në Afganistan ka pasur hapa pozitiv, si për shembull shtimi i forcave amerikane dhe të koalicionit në vend.

Por ai shtoi se pritet të ketë më shumë viktima ndërsa forcat e koalicionit pushtojnë pikat e kontrolluara nga Talebanët.

Në Uashington, zëdhënësi i Pentagonit Brajën Uitman tha se vlerësimi i komandantit Mekristal nuk përmban kërkesa specifike për shtimin e trupave, por se presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit e tjerë të NATOs mund ta diskutojnë këtë çështje më vonë.

KOMENTE