English

Berisha: Rama, plan për të bllokuar heqjen e vizave ndaj shqiptarëve

Tiranë, 31 gusht NOA-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar para pak minutash kreun në detyrë të PS Edi Rama se po pengon shqiptarët për të lëvizur lirisht në BE.

Pas deklaratës në mesditë të kreut të PS, Edi Rama, i cili ka përsëritur akuzat ndaj Berishës si shkaktar i humbjes në zgjedhje të PS, vetë Berisha i është përgjigjur një për një akuzave të tij.

Berisha denoncoi sipas tij qëllimin që Rama ka marrë për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo vjen në një kohë kur muaj në vijim janë decizive për Shqipërinë për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësimin në BE.

Berisha nuk ka harruar t'i përsërisë ftesën opozitës për bashkëpunim por në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje dhe kryetarit në detyrë të PS, Edi Rama, se çdo vendim që do të marrë ai, s'do të pengojë procesin e integrimit evropian.

"Hiq dorë nga ideja se ti mund të pengosh për qëllime personale procesin e integrimit në BE. Por sapo kjo të mësohet nga ndërkombëtarët ti do të ndëshkohesh si në vitin 2006", tha Berisha.

Më pas ai i garantoi shqiptarët se vendimet e Ramës do të jenë ndikuese në procesin e liberalizimit të vizave aq sa ndikuan bilbilat e Ramës në kuvend për të miratuar marrëveshjen e asociim-stabilizimit.

m.i/NOA

Â

KOMENTE