Bogota, 31 gusht, NOA - Përhapja e gripit të derrit në botë ka nisur të mos kursejë askënd, madje edhe figurat e larta të shteteve.
Pas lajmit të pak kohëve më parë se edhe gruaja e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler ishte prekur nga virusi AH1N1 që shkakton këtë sëmundje, lajmi më i ri mbi këtë sëmundje është ai i prekjes së presidentit kolumbian, Alvaro Uribe.
Atë e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i qeverisë kolumbiane Cesar Velasquez, ndërsa vetë presidenti gjendet nën kujdesin e mjekëve ndërsa punon nga rezidenca e tij.
"Ai po kryen funksionet nga rezidenca e tij përmes telefonit dhe internetit", deklaroi zëdhënësi për agjencinë shtetërore kolumbiane. Â Lideri konservator kolumbian, një aleat i ngushtë i Uashingtonit në Amerikën e Jugut, mori pjesë dy ditë më parë në një samit të liderëve rajonalë në Argjentinë.
"Pas takimit, ai filloi të ndjente shqetësime, ethe, dhimbje koke dhe dhimbje të shpinës", deklaroi zëdhënësi Velasquez.
Presidenti i Kosta Rikës, Oscar Arias ishte kreu i parë i një shteti që u prek nga virusi i gripit të derrave. Ai u shërua plotësisht nga një formë e butë e sëmundjes dhe iu rikthye rutinës normale të punës muajin e kaluar.
n.e/NOA
Â