Japoni, 31 gusht NOA - Pas humbjes së zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme, kryeministri aktual japonez Taro Aso bëri të ditur se do të japë dorëheqjen si kryetar i partisë në pushtet.
Aso doli sot në një konference për shtyp ku kërkoi falje dhe mori përgjegjësinë për humbjen, që i dha Partisë Demokratike të Japonisë fitoren e thellë ndaj partisë që ka dominuar politikën japoneze për 50 vjet me radhë.
Kreu i Partisë Demokratike Jukio Hatojama, i cili pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm, filloi bisedimet sot për zgjedhjen e ministrave të kabinetit për formimin e qeverisë së re.
Nga numërimi zyrtar i votave rezultoi se Partia Demokratike mori 308 nga 480 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, njëri nga dy organet më të fuqishme legjislative të Japonisë. Ndërsa partia e Aso fitoi 119 vende.