English

Meta: Gati programi i LSI-së, jemi në pritje të marrëveshjes me PD

Tiranë, 31 gusht NOA - Lideri i LSI-së, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ditën e sotme ku ka bërë të ditur se partia e tij ka gati programin dhe tashmë pritet marrëveshja për bashkëpunimin me Partinë Demokratike për qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme.

"Jemi në prag të konkludimit të një marrëveshje tepër parimore përfaqësuese dhe solide për katër vitet që vijnë me Partinë Demokratike si forca e parë fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit e cila synon që të garantojë ndërtimin e një qeverisje që do të përballojë sfidat me të cilat ndeshe qytetarët shqiptarë dhe natyrisht sfidat që ka vendi përpara dhe me integrimin në Bashkimin Evropian" deklaroi Meta.

‘Në këtë drejtim gjatë gjithë kësaj kohe grupi që është marrë me programin e LSI-së ka formuar dhe tërhequr mendimet e përfaqësuesve të LSI-së dhe ekspertëve edhe shoqërisë civile, unë jam i bindur që pas kësaj pune ne do të arrijmë atë marrëveshje që i duhet vendi që u duhet shqiptarëve" tha më tej kreu i LSI-së.

k.k/NOA

KOMENTE