Londër, 31 gusht, NOA - Zbulohet një dhomë e fshehtë me vepra erotike të të gjitha moshave nga një gazetar në mjediset e Muzeut Britanik, e cila mbahet e mbyllur për publikun me pretekstin se ato janë akte të ndaluara për të miturit.
Ai është një nga muzeumet më të vizituar në Britani e botë dhe përmban vepra arkivore si libra, vizatime, objekte, fotografi etj, të cilat konsiderohen si pornografike dhe erotike, aspak të sugjeruara për sytë e miliona vizitorëve.
Askush nuk e di saktësisht se kur kuratorët e muzeut kanë filluar të mbledhin materiale "të ndaluara për të miturit".
Mes tyre përshembull, gjendet një vëllim i "Histoire Universelle", e cila përmban 74 ilustrime të qartë të karaktereve mitologjike në pozicione të ndryshme seksuale, vizatime origjinale këto, të bëra nga Charles Mozley i cili i botoi në vitin 1968.
Ashtu siç gjendet edhe një pikturë e Rembrandit, me titull "Shtrati", e cila paraqet një çift që bën dashuri etj.