Paris, 31 gusht, NOA - Një goditje e re i jepet sekretit bankar zviceran, kërë radhë nga Franca.
Pas dorëzimit në Shtetet e Bashkuara nga banka zvicerane UBS të mbi 4.450 emrave dhe shumave aktuale të llogarive të tyre bankare për t'u paguar për popullin amerikan, tani del lista e Francës, e cili ka renditur nga tre banka zvicerane emrat e 3 mijë tatimpaguesve, të cilëve do t'u mbahen rreth 3 miliardë euro.
Kjo masë vazhdon pas takimit të G20 në muajin prill në Londër, ku u arrit një marrëveshje për t'i dhënë fund strehë e taksave.
Një operacion i quajtur i transparencës, nisur nga Zvicra në muajt e fundit, në një përpjekje të largohen nga lista 'gri' e strehës tatimore hartuar nga OECD-së.
"Ne kemi gjetur - tha ministri francez i financave Eric Uoerth,, - emrat e 3 mijë mbajtësve të llogarive në bankat zvicerane, pjesë e cila ka gjasa të ketë shmangur taksat. Këto llogari u hapën në tre banka me vlerë 3 miliard euro. Është hera e parë ne kemi këtë lloj informacioni, të saktë, me emrat, numrat e llogarisë dhe shumën e depozitave. Eshtë e jashtëzakonshme.
"Të gjithë duhet ta kuptojnë, - tha më pas ai, Â - që kohët kanë ndryshuar dhe për këtë arsye është në interes të tatimpaguesve që të deklarojnë sa më shpejt të jetë e mundur pasuritë e tyre të vërteta".
n.e/NOA
Â
Â
Â