English

Presidenti Topi dekreton thirrjen e sesionit të ri parlamentar më 7 Shtator

Tiranë, 31 gusht, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka firmosur ditën e sotme dekretin "Për thirrjen e Kuvendit", me anë të të cilit parashikohet që sesioni i ri parlamentar të nisë punimet e tij në datën 7 shtator.

Lajmi u bë i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të Presidencës, sipas të cilave "mbledhja e parë e legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, thirret ditën e hënë, datë 07 shtator 2009, ora 18.00".

Sipas të dhënave paraprake, seancën e parë parlamentare të legjislaturës së ardhshme do ta hapë kryeministri Berisha, i cili i bie që këtë radhë të jetë aktualisht deputeti më i vjetër.

n.e/NOA

KOMENTE