English

Pushonte në breg të lumit, përdhunohet nga tre djem vajza 19-vjeçare

Durrës, 31 gusht, NOA - Ishte duke pushuar në bregun e lumit, por tre djem që e kanë vënë re duke ndenjur aty e kanë përdhunuar vajzën 19-vjeçare, e cila pak pas ngjarjes, tejet e shokuar, ka rendur në polici për të kryer denoncimin.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë Durrës.

Ata thanë se ngjarja i ka ndodhur 19-vjeçares me inicialet A.SH, banuese në fshatin Hardhishtë të Durrësit, pasditen e së Shtunës, kurse dje u shpallën në kërkim tre personat e dyshuar, dy prej të cilëe, janë arrestuar mëngjesin e sotëm.

Zyrtarisht, policia tha se ka arritur të vërë në pranga dy nga autorët e aktit të kryerjes së marrdhënieve seksuale me dhunë në bashkëpunim, të cilët janë 20-vjeçari Ismail Troplini, banues në fshatin Romanat dhe Isa Kokomani, 21-vjeç, nga fshati i vajzës.

Po ashtuk, policia tha se ka shpallur në kërkim personin e tretë të dyshuar, Denis Plaku, rreth 20 vjeçar, edhe ky banues në Romanat.

"U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura në bashkëpunim", vepër penale kjo e parashikuar nga neni 102/2 të Kodit Penal", - sqaroi policia e Durrësit.

/a.a/n.e/NOA/

KOMENTE