English

Rama insiston: Berisha orkestroi maskaradën për hapjen e burgjeve

Tiranë, 31 gusht NOA - Kryetari aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar sërish kryeministrin Sali Berisha se nën komandën e tij janë përdorur në fushata kriminelë të dalë nga burgjet.

"Duke e lënë një çështje me të cilën mund të merren nivele të tjera përveç Berishës sepse është ai vetë që e ka orkestruar të gjithë këtë maskaradë dhe janë autoritetet më të larta të pushtetit të tij që e kanë organizuar hapjen e burgjeve me autorizime tërësisht të paligjshme për të përdorur autoritetin mafioz të një sërë kriminelësh, vrasësish, trafikantësh, përdhunuesish dhe me radhë të të gjitha zullumeve dhe tmerreve që janë dënuar me vite të tëra burgim.

Kjo është një çështje që nuk mund të tolerohet nga Partia Socialiste e cila do të kërkojë transparencë të plotë.

Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku parlamenti dhe qeveria lindin nga bashkëpunimi me autoritetet e krimit' deklaroi Rama.

Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp Rama ka folur edhe për parlamentin e ri duke e quajtur sërish një parlament me legjitimitet të cunguar.

"Kongresi ka qenë absolutisht i qartë dhe i vendosur në konsideratën e legjimitetit të cunguar të dhe çdo produkti institucional të rezultatit të këtyre zgjedhjeve.

Duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar për ti dhënë një sovranitet të pa konstetueshëm këtij parlamenti.

Kongresi e ka përcaktuar shumë qartë parlamentin si një institucion thellësisht të cunguar ky parlament nuk mund të jetë teatri i një farse politike dhe Partia Socialiste do të ketë raporte të kushtëzuara nga fillimi deri në fund" shtoi më tej kreu i PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE