Vlorë, 31 gusht, NOA - Takimin Kombëtar i Monodramës, zhvilluar në qytetin e Vlorës është shoqëruar me një risi të re, atë të dhënies së tre çmimeve të para për ata që u paraqitën më mirë gjatë këtij evenimenti.
Sipas të dhënave pranë këtij aktiviteti për agjencinë e Lajmeve NOA, njëri çmim i shkoi Dhimitër Orgockës me "Amok" të Stefan Cvajgut, tjetri Hajrie Rondos me "Klithma e një nëne të marrë" e Odise Plakut, ndërsa çmimi i tretë i parë iu akordua Ilirjan Alit me "Ditari i një të çmenduri" i Gogol.
Juria e justifikoi ndërmarrjen e një akti të tillë me faktin se ishte e pamundur që të jepej vetëm 1 çmim, pasi të gjithë pjesëmarrësit kishin nivel të lartë.
n.e/NOA