English

Shkëndija elektrike djeg banesën e vjetër në qytetin e Gjirokastrës

Gjirokastër, 31 gusht, NOA - Në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës, orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur një telefonatë se në lagjen Palorto të qytetit ka rënë zjarr në një banesë të braktisur, i cili po rrezikon edhe dhe banesa të tjera.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, është lajmëruar reparti zjarrfikës dhe në vendngjarje shkuan forca të shumta policie.

Hetimet rezultuan se zjarri kishte rënë në banesën e Ylli Abazit, e cila rezultonte e braktisur dhe si pasojë e zjarrit të rënë, rrezikohej edhe banesa ngjitur me të si dhe banesa të tjera përreth.

Në vendngjarje mbërritën tre automjete zjarrfikëse ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme, banesa u shkrumbua plotësisht pasi ishte shumë e vjetër dhe me konstrukt druri nga ana ballore ku ka nisur edhe zjarri.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve duke shpëtuar banesën ngjitur me të, por dhe banesat përreth.

Policia e Komisariatit të Policisë Gjirokastër që në momentin e parë bërë evakuimin e plotë të banorëve përreth, duke bërë që zjarri i rënë të mos shkaktonte asnjë viktimë.

Ai u arrit që të fikej plotësisht rreth orës 03.00 të mëngjesit.

Grupi hetimor në vendngjarje kreu të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe proceduriale, si dhe mori deklarimet nga dëshimtarët okularë dhe banorët përreth , ku përfundimisht rezultoi se shkaku i zjarrit ishte shkëndija elektrike si pasojë e motit të keq, i cili bëri bashkimin e telave të elektrikut në pjesën ballore të banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal , "Shkatërrim i pronës me zjarr".

n.e/NOA

KOMENTE