Prishtinë, 31 gusht NOA-Një grup familjarësh të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë filluan sot një grevë para dyerve të Zyrës për personat e zhdukur dhe mjekësi ligjore në Prishtinë.
Ata kërkuan përshpejtimin e procesit të identifikimit të mbi 400 trupave që mbahen në këtë zyrë.
Greva është pjesë e veprimtarive me rastin e 30 gushtit ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur.
Kjo ditë e gjeti Kosovën me 1 mijë e 900 persona, fati i të cilëve mbetet i pandriçuar edhe dhjetë vjet pas përfundimit të luftës.
Â