Miami Beach - Gjykata Federale në Miami Beach ka shpallur fajtor për mashtrim ndaj qeverisë amerikane blerësin e municioneve kineze nga Shqipëria Efraim Diveroli.
Vendimi për masën e dënimit (rrezikon 5 vjet burg sipas ligjeve amerikane) pritet të shpallet në nëntor 2009.
Prokurorët i thanë trupit gjykues se 24-vjeçari Diveroli, president i kompanisë AEY Inc, kishte hartuar dokumentacion të pavërtetë lidhur me furnizimin e forcave afgane të sigurisë, për llogari të Pentagonit, me një sasi prej 10.3 milionë fishekë Kalashnikovi. Biznesmeni 24-vjeçar pranoi se ka bërë deklaratë të rreme para Qeverisë amerikane në tenderin 300 milionë dollarë, duke pohuar se po blinte municion holandez për të furnizuar forcat agfane të sigurisë, të cilat kanë në përdorim armë Kallashnikov.
m.i/NOA