English

Zhduket biznesmeni Genc Habazaj, familja dyshon për rrëmbim

Vlorë, 31 gusht, NOA - Familjarët e 39-vjeçarit Genc Habazaj, lindur në Vlorë dhe me banim në Aquila të Italisë, kanë kryer pranë policisë denoncimin mbi zhdukjen e tij.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata dyshojnë se ai është rrëmbyer pasi kanë humbur të gjitha lidhjet me të që nga dita e premte, prej së cilës askush më nuk ka kontaktuar me të.

Ndërkaq, forcat e policisë së Vlorës kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje dhe kanë sekuestruar numrin e tij i telefonit, ndërsa kanë bërë edhe bllokimin e llogarive të tij bankare.

Bëhet e ditur se 39-vjeçari ka lënë në banesë makinën dhe dokumentat e tij dhe se

nuk po zbulohet ndonjë informacion i saktë as nga njerëzit me të cilët ai është takuar për herë të fundit.

Familjarët kanë pohuar se 39-vjeçari Genc Habazaj, i cili ka një firmë ndërtimi në Itali, gjendej në Shqipëri për pushime që prej datës 14 gusht me vajzën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE