Itali, 1 shtator NOA - Kreu i klubit Silvio Berlusconi ka reaguar duke i siguruar publikun që gjithçka është në rregull në Milan, përkundër humbjes së thellë që pësuan kundër Inter këtë fundjavë.
Presidenti i AC Milan, Silvio Berlusconi mbeti jo edhe aq i kënaqur me humbjen e klubit të tij të shtunën mbrëma, sidoqoftë po mundohet ta qetësojë situatën duke deklaruar se trajneri dhe Ronaldihno mund ta kthejnë ekipin në formë sërish. "Jam i bindur me Leonardon. Ai është një trajner i ri, kështu që i duhet pak kohë. Sa i përket Ronaldihnos, ai mund ta bëjë ekipin të fitojë" është shprehur Berluskoni. Braziliani nuk ishte në formën e tij më të mirë kundër Inter, dhe ishte fishkëllyer kur u zëvendësua me Klass Jan Huntelaar. Edhe nënpresidenti Adriano Galliani është gati për ta inkurajuar ekipin kur t'i vizitojë lojtarët në Milanello për një bisedë sonte mbrëma.