English

Christine Gallack: Do të arrijmë marrëveshje për EULEX-in

Zëdhënësja e përfaqësuesit të BE-së për politikën e jashtme e sigurinë, Havier Solana, tha në një intervistë se BE-ja do të vazhdojë konsultimet me autoritetet e Kosovës për të arritur në një zgjidhje për këtë çështje. Gallack po fliste pas takimeve në Bruksel nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Peter Feith, i cili ka informuar zyrtarët e BE-së lidhur me kundërshtimet e qeverisë kosovare ndaj nënshkrimit të një protokolli bashkëpunimi me Serbinë.

Â

Si ka reaguar Bashkimi Evropian pasi Prishtina refuzon me këmbëngulje të pranojë që EULEX-i të bashkëpunojë me Beogradin drejtpërdrejt?

- Më lejoni që së pari t'ju them se sot të gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian u informuan nga i dërguari i posaçëm zoti Peter Feith lidhur me zhvillimet më të fundit dhe ata sigurisht që diskutuan lidhur me çështjen e marrëveshjes së propozuar teknike me Beogradin. Mund t'ju them fare qartë se të gjithë rreth tryezës, ashtu siç bëri edhe zoti Solana javën e shkuar, dënuan vandalizimin e makinave të EULEX-it, dhe të gjithë rreth tryezës mbështetën plotësisht punën e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfshirë marrëveshjen e propozuar teknike. Ne mendojmë se ky është një element i domosdoshëm në procesin e mbështetjes së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe për të pasur struktura solide të sundimit të ligjit.

Â

Si do të veproni me autoritetet e Prishtinës tani? Ata janë kundër saj?

- Siç mund ta imagjinoni, ajo gjë do të bëjmë ne tani, është që të vazhdojmë konsultimet midis nesh dhe me udhëheqësit e Prishtinës. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pozicionin e udhëheqësve të Prishtinës dhe të vetëdijshëm për shqetësimet e tyre, por ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje në mesin tonë dhe sigurisht me udhëheqjen e Kosovës.

Ne mendojmë se populli i Kosovës ka nevojë për një strukturë solide të sundimit të ligjit, ka nevojë për një marrëveshje, dhe për praninë e Bashkimit Evropian që i ndihmon ata që të kenë një territor të qëndrueshëm. Dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë bisedimet tona dhe ne shpresojmë shumë që të arrijmë një marrëveshje me udhëheqësit e Prishtinës.

Â

A nuk mendoni ju se bisedimet kanë arritur në një pikë të vdekur, sepse Prishtina thotë se 'asnjë nuk do të bisedojë me Serbinë në emrin tonë, duhet të jemi ne që duhet të bisedojmë me Serbinë'?

- Mendoj se në Bashkimin Evropian nuk ka asnjëherë diskutime që shkojnë në pikë të vdekur, jo në diplomaci. Ne dëshirojmë që të kemi marrëdhënie solide, konstruktive, pozitive me udhëheqësit e Kosovës siç kemi pasur në të shkuarën. Dhe ne jemi të sigurt se ne do të arrijmë një marrëveshje.

Ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë, ne duhet të vazhdojmë të trajtojmë shqetësimet, dhe duhet të sigurojmë që udhëheqësit e Kosovës dhe popullsia të shohin qartë përfitimet e pranisë së EULEX-it dhe faktin se pa një shkëmbim informacioni, pa këto marrëveshje, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, çdo gjë që lidhet me sistemin gjyqësor, do të jetë më e dobët. Dhe kjo nuk është diçka që populli i Kosovës dëshiron.

Â

Si e konsideroni ju në BE qëndrimin e Prishtinës?

- Ajo që po përpiqemi të bëjmë ne është që të kapërcejmë ndoshta një farë mungese informacioni. Ne po përpiqemi të biem dakord se si të ecim përpara, dhe siç e thashë, ne do të jemi të aftë të ecim përpara, sepse të gjithë sot rreth tryezës, të gjitha vendet e BE-së, ofruesit më të mëdhenj të mbështetjes për Kosovën, vendet e Bashkimit Evropian, janë të bindura se kjo është e domosdoshme dhe do të jetë e mirë për popullin e Kosovës dhe për rolin e EULEX-it, dhe si rrjedhim edhe për autoritetet e Kosovës.

Â

Prishtina thotë se ata janë kundër kësaj marrëveshjeje, sepse në bazë të saj është rezoluta 1244 e OKB-së që, sipas tyre, është e tejkaluar tashmë?

- Në të vërtetë nuk dua të shkoj më tej sesa shkova sot. Unë mund t'ju transmetoj juve përsëri mbështetjen e plotë të të 27 vendeve anëtare për punën e bërë nga Peter Feith, për rolin e kryer nga EULEX-i me kreun e saj të misionit, dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për popullin e Kosovës, sepse ne mendojmë se ata kanë nevojë dhe meritojnë struktura shumë solide të sundimit të ligjit dhe EULEX-i prandaj është atje, për të ndihmuar.

Â

Pra, ju thoni se do të vazhdoni bisedimet. Në ç'mënyrë do të vazhdojnë ato?

- Ne shpresojmë se do të shkojnë mirë, sepse në fund fare ne do të arrijmë një marrëveshje.

BBC

Â

KOMENTE