English

Eurostat: Papunësia në BE, me shifrat më të larta të kësaj dekade

Bruksel, 1 shtator, NOA - Shkalla e papunësisë në zonën e Euros në muajin korrik ka arritur shiifrën më të lartë të kohëve të fundit, prej 9.5%, kundrejt 9.4% që ishte një muaj më parë.

Kjo shifër është njoftuar nga Zyra Evropiane e Statistikave, sipas së cilës shkallën më të lartë të papunësisë e kap Spanja (18,5%) e ndjekur nga Letonia (17,4%) dhe Lituania (16,7%).

Ndërsa në mesin e vendeve me normë më të ulët të papunësisë, Eurostat rendit Holandën (3,4%), Austrinë (4.4%) dhe Qipron (5,5%).

Në veçanti, Eurostat pohon në Bashkimin Evropian në korrik të papunë ishin 21.794 milion persona.

Të dhënat sipas gjinisë tregojnë se shkalla e papunësisë për meshkuj u rrit nga 6,9% në 9,3% në Eurozonë dhe nga 6,6% në 9,1% në Bashkimin Evropian në tërësi.

Shkalla e papunësisë për gratë është rritur nga 8, 3% në 9.8% në Eurozonë dhe nga 7,4% në 9,0% në BE.

Në korrik 2009 SHBA ishte e papunë për 9,4% dhe 5,7% Japoni.

n.e/NOA

KOMENTE