Chennevieres, 1 shtator, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik francez, pasi mediat vendase kanë shpërndarë lajmin e lindjes së një foshnje nga një vajzë minorene 13-vjeçare, e cila e ka vrarë menjëherë atë.
Lajmi bëhet e ditur se ka ndodhur në qytezën Chennevieres të Valle de Marme në Francë dhe mediat tregojnë rreth tij se vajza 13-vjeçare e ka lindur fëmijën që mbante në bark në banjën e shtëpisë së saj.
Më pas, ajo e ka vrarë foshnjën me një palë gërshërë, po në mjedisin e banjës ku e lindi atë.
n.e/NOA