English

I gjendet lëndë narkotike e tipit heroinë, vihet në pranga 25-vjeçari

Tiranë, 1 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Sation Dika, banues në Tirane, i dënuar më parë për moskallëzim krimi.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij afër stacionit të trenit, iu gjet një sasi prej rreth 22.4 gram, lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE