English

Kryeministri në Poloni, me homologët e BE për 70-vjetorin e Luftës II Botërore

Tiranë, 1 Shtator NOA - Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për një vizitë njëditore në Poloni për të marrë pjesë në Ceremoninë Përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kjo ceremoni përkujtimore zhvillohet në qytetin e Gdansk, qytet portual i portit më të rëndësishëm të Polonisë në brigjet e Detit Baltik, një qytet i njohur edhe si vendlindja e lëvizjes Solidarnost, nën drejtimin e aktivistit politik të atyre viteve Les Valesa, i cili luajti një rol madhor në fundin e komunizmit në Evropën Qendrore.

Qyteti historik i Gdansk, ku do të zhvillohet Ceremonia Përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore është paralajmëruar të mirëpresë personalitetet më të larta të qeverive evropiane dhe institucioneve evropiane si Presidentin i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, Kryeministrin e Çekisë, Jan Fischer, Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, Kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin, Kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkovic, Kryeministrin e Sllovakisë, zotin Dushan Caploviç, Kryeministrin e Estonisë, Andrus Ansip, Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, Kryeministrin e Bjellorusisë, Siarhiej Sidorski, Kryeministrin e Letonisë, Valdis Dombrovskis, Kryeministrin e Lituanisë, Andrius Kubilius, Kryeministrin e Hollandës, Jan Peter Balkenende, Kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, si dhe Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe, Berndard Kushner dhe David Miliband.

Kryeministri paralajmëroi mbrëmë në një konferencë për shtyp se do të kthehet brenda ditës së nesërme 2 shtator kur është përcaktuar nisja e negociatave PD-LSI për krijimin e qeverisë së re.

e.l/NOA

KOMENTE