Shkup, 1 shtator, NOA - Sot në Maqedoni nis zyrtarisht zbatimi i procesit të lustracionit, i cili ka të bëjë me hetimin e të gjitha figurave të larta që mbajnë poste shtetërore, nëse ata kanë qenë apo jo bashkëpunuar me shërbimet sekrete të sistemit
komunist që ka ekzituar në këtë vend.
Data 1 shtator është parashikuar për këtë vend si ajo e nisjes së dorëzimit nga ana e tyre të deklaratave përkatëse, nëse ata kanë qenë apo jo vërtet spiunë të sigurimit në vendin fqinj.
Pas verifikimeve të zyrtarëve aktualë, ligji parashikon që në 10 vitet e ardhshme edhe ata që do të marrin poste publike, fillimisht do të verifikohen nëse kanë qenë pjesë e shërbimeve moniste.
Komisioni i Verifikimit për zbatimin e ligjit për Lustrim tha se ende ndeshet me vështirësi, pasi prej gjashtë muajsh, qeveria nuk ka siguruar zyra dhe fondet e duhura.
n.e/NOA