Tiranë, 1 shtator NOA - Ministria e Arsimit ka shpallur fatin 15 shtator, ditë në të cilën do të bëhen të ditura emrat e fituesve që përfitojnë të drejtën për të vazhduar studimet e larta në Universitetet e vendit.
Mësohet se MASH ndodhet në fazën e lidhjes së emrit të maturantit me pikët që ai ka fituar dhe procesi i pranimeve të studentëve të rinj për vitin e ri akademik përfundon brenda dy javëve pasi më datë 15 shtator publikohet dhe lista. 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues.
k.k/NOA