Monako, 1 shtator, NOA - Një letër dashurie e nisur që në vitin 1937 drejt një vajze, ka arritur të mbërrijë vetëm tani, plot 72 vite më vonë pas dërgimit të saj.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur në postën e Monakos, ku është konstatuar se ka mbërritur një letër e dërguar nga një francez që në vitin e largët 1937.
Por mediat kanë bërë të ditur se ajo nuk ka mundur të mbërrijë dot në destinacionin e duhur, pasi vajza së cilës ajo i dedikohej ka vdekur me kohë, po ashtu edhe i fejuari i saj francez që ia kishte nisur atë.
''Letra mbërriti më 25 gusht në postën e Monakos e bashkuar me letrat që vinin nga qendra e Nices. Letra iu dërgua më 11 gusht 1937 nga Saint-Etienne-de-Tinen, Fernande Roberit, parukiere nga i fejuari J.A Achiardi'', thekson e përditshmja ''Monaco-Matin'', e cila ka publikuar lajmin. Â
n.e/NOA