Prishtinë, 1 shtator NOA - Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, Arsim Janova vizitoi sot grevistet e Organizatës Joqeveritare "Thirrjet e Nënave" nga Gjakova, të cilat në oborrin e Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore në Prishtinë, janë duke protestuar me grevë urie, për plotësimin e një kërkese të vetme, atë të identifikimit sa më të shpejtë të rreth 400 mbetjeve mortore të cilat gjinden në hapësirat e këtij institucioni.
 Zëvendësministri Janova informoi grevistet se Ministria e Drejtësisë është duke bërë ç'është e mundur, në kuadër të kompetencave që ka, që identifikimi i tyre të bëhet sa më shpejtë.
Po ashtu grevistet u njoftuar se Ministria e Drejtësisë është angazhuar që përkohësisht të rregullohet çështja e vendosjes së mbetjeve mortore, përmes projektit të filluar ditë më parë të quajtur "Dhoma e ftoftë", ku do të vendosen nëpër sete të veçanta secila mbetje mortore.
h.i/NOA