English

Pas presidentit Uribe, në Kolumbi shfaq shenjat e AH1N1 edhe ministri i Mbrojtjes

Bogota, 1 shtator, NOA - Pas prekjes nga gripi i derrave të presidentit kolumbian, Alvaro Uribe, qeveria e Kolumbisë ka njoftuar se edhe ministri i Mbrojtjes, Gabriel Silva filloi të shfaqë simptomat e virusit të gripit AH1N1.

Duket se përhapja e gripit të derrit në botë ka nisur të mos kursejë askënd, madje edhe figurat e larta të shteteve.

Pas lajmit të pak kohëve më parë se edhe gruaja e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler ishte prekur nga virusi AH1N1 që shkakton këtë sëmundje, lajmi më i ri mbi këtë sëmundje është ai i prekjes së dy përfaqësuesve të shtetit kolumbian.

Ndërkaq, presidenti i Kosta Rikës, Oscar Arias ishte kreu i parë i një shteti që u prek nga virusi i gripit të derrave. Ai u shërua plotësisht nga një formë e butë e sëmundjes dhe iu rikthye rutinës normale të punës muajin e kaluar.

n.e/NOA

KOMENTE