English

Poloni, ceremoni përkujtimore për 70-vjetorin e fillimit të Luftës II Botërore

Gdanks, 1 shtator, NOA - Kanë nisur të përkujtohet sot me ceremoni të veçantë fillimet e Luftës së Dytë Botërore, të cilat 70 vjet më parë nisën pikërisht nga qyteti Gdanks i Polonisë prej forcave të Gjermanisë naziste.

Bëhet e ditur se të pranishëm në këto ceremoni do të jenë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri rus Vladimir Putin, kryeministri italian Silvio Berlusconi, kryeministri suedez Frederik Reinfeldt etj.

Ngjarja që do të përkujtohet është ajo e para 70 viteve kur një anije gjermane goditi për herë të parë me top Poloninë.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar me afrimin e përvjetorit, peshkopët katolikë polakë dhe gjermanë paralajmëruan për "tentativa për shfrytëzimin e plagëve të së kaluarës dhe për zgjimin e ndjenjave me interpretime të njëanshme të historisë". Ata dënuan në të njëjtën kohë krimet e Luftës së Dytë Botërore dhe dëbimet që rrodhën prej saj. "Jemi këtu për të rikujtuar se kush ishte agresori dhe kush viktima, sepse pa një memorie të ndershme, as Evropa dhe as Polonia, madje as bota, nuk mund të jetojnë të sigurta", u shpreh kryeministri polak Donald Tusk, në fjalën e hapjes së ceremonive.

KOMENTE