English

Rama: Kriminelët u liruan nga burgu për fushatën e Berishës

Tiranë, 1 shtator NOA - "Berisha liroi kriminelët nga burgu për fushatë, ndërsa procesi zgjedhor ishte një maskarade e vërtetë".

Kështu ka deklaruar sërish kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ndërsa kjo deklaratë vjen pas konferencës për shtyp të një dite më parë të kryeministrit Sali Berisha.

"Dalja e krimineleve ka qenë në funksion të fushatës elektorale të Berishës.

Çdo lloj insinuate qesharake lidhur me këtë aspekt kriminal, e fajëson më shumë kryeministrin e vendit, i cili bashkë me Ilir Metën, po përgatiten për dasmën e turpit të madh politik", tha sot në mesditë Rama. Sipas Ramës rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk mund të ketë institucione legjitime.

Ndërsa një ditë më parë ashtu si edhe sot kreu i socialistëve deklaroi se kryeministri abuzoi e ligjin dhe pushtetin duke nxjerrë nga burgu kriminelë të akuzuar për krime të rënda, të cilët i përdori ata për fushatë.

Ai u shpreh gjithashtu se ky parlament me legjitimetet të cunguar do të jetë i kushtëzuar nga fillimi deri në fund nga Partia Socialiste.

k.k/NOA

Â

KOMENTE