English

Studimi mbi pijet, lloji i verës që zgjedhim ka lidhje me personalitetin e secilit

Sidnei, 1 shtator, NOA - Një gotë verë e zgjedhur nga ne ka një lidhje të padiskutueshme me personalitetin që mbartim.

Një fakt të tillë e pohon një studim i fundit i ndërmarrë nga grup shkencëtarësh australianë të Universitetit "Charles Sturt".

Sipas tij, zgjedhja e një vere të bardhë e të ëmbël, apo asaj të plotë të kuqe e të trashë tregon shumë më tepër se mendojmë për personalitetin tonë.

Studim i kryer ka shqyrtuar 45 burra dhe gra, të cilëve iu kërkua të zgjedhin midis një vere të thatë dhe një vere të ëmbël spanjolle.

"Qëllimi ynë ishte për të eksploruar një fushë të re të kërkimeve për të kuptuar se si tiparet e personalitetit mund të ndikojë në shijet e preferencat tuaja", tha dr. Anthony Saliba, i cili udhëhoqi kërkimet.

Studimi konkludoi se ata që preferojnë një verë të ëmbël e të bardhë kanë një nivel të lartë të impulsivitetit dhe më pak tendencë të hapur për të tjerët.

"Njerëz të cilët tregojnë për një preferencë të fortë për ëmbëlsirat, janë edhe ato që tregojnë impulsivitet më të madh dhe paraqesin një grup më shumë në rrezik", thuhet më tej në këtë studim.

Sipas shkencëtarëve, hulumtimi gjithashtu sugjeron se neurotransmetuesit në tru që luajnë një rol të rëndësishëm në varësinë e drogës mund të kenë të bëjnë me preferenca për ushqime të ëmbla. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE