English

Urdhëri i Infermierit përshëndet qeverinë për projektligjin mbi profesionet e lira

Tiranë, 1 shtator, NOA - Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë përshëndet qeverinë shqiptare për hartimin e projektligjit mbi profesionet e lira, duke e parë atë si një nismë e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë profesionale të infermierëve në veçanti.

Përmes një deklarate për shtyp, UISH deklaron se ka qenë iniciues dhe kërkues i hartimit të një ligji të tillë, gjë të cilën e ka theksuar edhe publikisht gjatë Konferencës Kombëtare të Infermierësë, mbajtur në 12 maj 2009, duke i mëshuar faktit për krijimin e një ligji, i cili të mundësonte detyrimin për ushtrimin e profesionit të infermierit pas dhënies së një provimi shtetëror.

"UISH duhet që të bëjë regjistrimin e këtyre profesionistëve, vetëm pasi ata të kenë dhënë një provim të tillë, pavarësisht se deri tani ka funksionuar që licencimi i tyre bëhej menjëherë pas diplomimit të tyre në fakultet", pohon kreu i këtij institucioni, Sabri Skënderi.

Sipas tij, UISH është i mendimit se koha e stazhit para dhënies së këtij provimi të mos jetë më pak se 6 muaj dhe të zhvillohet në institucione qendrore dhe rajonale, me mbikëqyrjen nga specialistët më të mirë të infermierisë.

"Ne e vlerësojmë si problem dhënien e së drejtës së profesionit për shumë studentë në vitet e fundit dhe po mendojmë për ta që t'i nënshtrohen formimit të vazhduar dhe pas këtij formimi, ata t'i nënshtrohen rilicencimit, kur faktet tregojnë se deri tani në Shqipëri ka 13 fakultete, të cilat japin diploma infermierie", shton Skënderi.

Nga ana tjetër, Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë vlerëson se duhet menduar edhe për përfaqësuesit e tjerë të sistemit shëndetësor, të cilët duhen të përfshihen në këtë nismë të qeverisë për detyrimin me provim shtetëror para marrjes së licencës edhe në profesione si laborantët - biokimikë, bakteriologjikë, radiologjikë apo teknicienë të tjerë, profesionet e të cilëve lidhen direkt me shërbimet ndaj pacientit.

"Urdhëri profesional, siç e parashikon edhe projektligji i qeverisë, duhet të regjistrojë personat që fitojnë këtë të drejtë nga provimi i shtetit, duke parashikuar më tej edhe të drejtën e rilicencimit të tyre, sipas krediteve të grumbulluara sipas secilit. Pra, edhe formimi profesional duhet të ecë me kohën", përfundon deklarata e UISH-së.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE